Bundesliga Futboll Sport

TËRBOHET BAYERN/ Rebeli kryesor kundër vaksinës rezulton pozitiv me koronavirus. Me të edhe…

Pas suksesit ne Kiev, dy lojtarë të tjerë te Bayern Munich kane rezultuar me Covid-19, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Kimmich, teksa kryen testet rutinë.

Këtë e ka bërë të ditur klubi bavarez, duke bërë të ditur se lojtari kamerunas dhe ai gjerman jane mirë, “duke pasur parasysh rrethanat” dhe ndodhen në karantinë.

Se fundmi janë infektuar edhe Niklas Suele dhe Josip Stanisic. Së bashku me Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Michael Cuisance, Choupo-Moting është një nga katër atletët që duhej të shkonin në karantinë të dielën e kaluar – Joshua Kimmich e kishte bërë tashmë këtë ditë më parë – sepse ata ishin ende të pavaksinuar.

Kompania kishte vendosur të mos qëndronte duarkryq, duke thënë se ishte gati të shkurtonte pagat e tyre. Rasti i Kimmich, i cili tha se kishte zgjedhur të mos vaksinohej për “arsye personale”, ndezi debatin në Gjermani, e cila po përballet me një valë të re të epidemisë Covid-19.

Sipas faqes ‘Kicker’, Musiala dhe Gnabry i janë nënshtruar ndërkohë injeksionit, ndërsa Kimmich dhe Cuisance synojnë ta bëjnë këtë. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve në Dynamo Kiev, e cila u fitua 2-1 nga bavarezët që tashmë ishin kualifikuar në fazën e 16-të.

Related posts

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

PAS 7 MUAJ AGJERIM/ Goli i parë për vitin 2021, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Danimarkë (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET “MAKINERIA” E FITOREVE/ Liverpool mposht Wolves dhe vazhdon i qetë drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment