Futboll Premier League Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Ibrahimovic: Unë tek Man United? Jam shumë i shtrenjtë…

Zlatan Ibrahimovic ka përgënjeshtruar zërat e një rikthimi të mundshëm te Manchester United duke bërë shaka se ish-klubi i tij nuk ka fondet e duhura.

Suedezi ka qenë i zënë duke udhëhequr LA Galaxy drejt fazës së play-off në MLS, por me fundin e sezonit që po afron në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, raportet për një huazim deri në verë kanë qenë të shumtë.

Nuk është diçka e re që yjet e kampionatit amerikan kalojnë një pjesë të pushimit në Europë, me Robbie Keane, David Beckham dhe Landon Donovan që kanë kaluar pushimet e dimrit duke luajtur në kampionatet europiane.

Gjithsesi, mundësia e një rikthimi ë Europë është përgënjeshtruar nga vetë gjiganti suedez.

Kur pyetet për një rikthim në Old Trafford kur të mbarojë sezoni, ai është shprehur për gazetarët: “Nuk besoj. Jam këtu, jam i lumtur dhe kam një ndeshje për të luajtur të dielën.

“Ky është fokusi im i vetëm. Dhe meqë ra fjala, mos harroni se jam shumë i shtrenjtë, kështu që…”

Manchester United ka vuajtur këtë sezon dhe teksa Mourinho është ankuar për problemet në prapavijë, sulmuesit e tij gjithashtu kanë lënë për të dëshiruar.

Kur pyetet për një zgjidhje të problemeve të Romelu Lukaku-t në janar, portugezi është shprehur: “Nuk jemi në një situatë të mirë për të menduar për rotacionin apo të gjejmë zgjidhje, zgjidhja është të aktivizojmë lojtarët që kemi.”

La Galaxy do të ndeshet me Houston Dynamo në fundjavën e fundit të MLS dhe një fitore do t’i siguronte një vend në play-off skuadrës së Zlatan.

Related posts

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

INTER-SHAKHTAR DONTESK/ Fitorja e “Zikaltërve” në këtë ndeshje vlen 20 milionë euro

Delo.autor

Ancelotti do Suson, Napoli i ofron Callejon Milanit si shkëmbim

Isa.Autor

Leave a Comment