Moto GP Sport

Vinales triumfon në Australi, Yamaha rikthehet te fitorja pas 25 garash

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Australisë në Moto GP, zhvilluar në pistën e Phillip Island. Ky është suksesi i parë sezonal si për poilotin ashtu dhe motorin Yamaha, që rikthehet te fitorja pas 25 garash. Në podium u ngjitën edhe dy pilotë italianë, Andrea Iannone me Suzuki dhe Andrea Dovizioso me Ducati.

Një garë për t’u harruar kjo për kampionin e saposhpallur Marc Marquez, që në xhiron e gjashtë u dertyrua të tërhiqej pas një kontakti me Johann Zarco. Gara nis e qetë, por menjëherë Marquez e Dovizioso nisin duelin e zakonshëm, deri në momentin kur spanjolli del jashtë pistë dhe tërhiqet. Nga ky moment në skenë del motori Yamaha, me të dy pilotët e saj, Vinales e Rossi.

Por spanjolli është ai që guxon më shumë, ka një marsh më shumë se rivalët dhe arrin të shkëputet, duke lënë pas italianët të duelojnë për podiumin. Zhgënjen Valentino Rossi, që e mbyll garën në vendin e gjashtë edhe pse në mesin e saj duelonte për fitore apo podium. Gara e radhës, pas një jave në Malajzi.

 

Related posts

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Sheikët zgjedhin “timonierin’” e Newcastle, një i panjohur për projektin shumëmilionësh

Delo.autor

“ËSHTË NDER TË PËRFAQËSOJ ZVICRËN”/ Kapiteni Xhaka: Do të japim gjithçka për të shkuar më tej

Delo.autor

“FSHIN” SARRIN, I “RILINDUR” NGA PIRLO/ Mesfushori Ramsey: Ju tregoj diferencën e madhe mes dy trajnerëve…

Delo.autor

Leave a Comment