Futboll Seria A Sport

POGBA RIKTHEHET TEK JUVENTUSI/ “Ëndrra” mund të realizohet në JANAR

“Juventus” dhe “Pogba” janë të destinuar të ribashkohen. Me këtë titull është hapur edicioni i të shtunës i gazetës torineze, “Tutosport”, një media shumë pranë kampionëve të Italisë.

Sipas kësaj gazete, futbollisti francezë duket se do ribashkohet me “Zonjën e vjetër” dhe për të realizuar këtë transferim, menaxheri i Pogba, Raiola ka arritur të bind dhe drejtuesit e “Mançester Juanjtid”. Pogba i rritur te të rinjtë e “djajve të kuq”, u ble nga “Juventus” me kosto 0 në vitin 2013, teksa “Junajtid” e ribleu me vlerën 130 milionë euro disa vite më vonë, tashmë duket se përsëri francezi kampion bote është në prag të një rikthimi te “Juventus”.

Sipas “Tutosport”, “Juventus” për të arritur objektivin e Ligës së Kampionëve, duket se është gati të nis sulmin për të siguruar francezin që në janar dhe për këtë Fabio Paratiçi, drejtori i ri i bardhezinjve, ka nisur të ndërtojë një skenarë për të transferuar që në janar futbollistin francezë. “Tutosport” ka publikuar dhe shifrat mbi të cilat po mendohet të realizohet marrëveshja, e cila do të ishte 6 muaj hua dhe 70 milionë euro neto në qershor për të siguruar përfundimisht kampionin e botës.

Related posts

PËRBALLJA FINALE NDAJ “GJELAVE”/ Luis Enrique: Franca është më e mira në botë, por ne kemi një avantazh

Delo.autor

Gennaro Gattuso paralajmëron lojtarët e Milanit: Nëse nuk stërviten, do ta kenë fatin e Kalinicit

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Mourinho vendos largimin e sulmuesit, por të gjithë duan ta marrin…

Sadik.Autor

Leave a Comment