Futboll La Liga Sport

“TKURRET SPEKTAKLI”/ Pas 11 vitesh, rikthehet “El Classico” i “tokësorëve”

Jemi njëmbëdhjetë vite më vonë, për herë të parë “El Classico” do të luhet pa Messin dhe Cristiano Ronaldon. Pa këta dy sulmues, yjet që do të ndriçojnë sot do të jenë Coutinho dhe Bale, transferimet më të shtrenjta të dy klubeve në fjalë. 160 milion për brazilianin dhe 101 milion euro për uellsianin. Nuk ka më justifikime, tani këta dy emra duhet që të marrin në dorë udhëheqjen e skuadrave të tyre.

Në këtë sezon performanca e blaugranave ka qenë më e mirë se “Los Blancos”. Të dyja skuadrat kanë të njëjtat qëllime, të fitojnë kampionatin dhe çdo trofe kombëtar apo ndërkombëtar, teksa “El Classico” mbetet një ‘trofe’ më vete që duhet fituar sa herë që vihet në diskutim.

Te Barcelona pesha i takon Coutinho-s, i cili nuk ka luajtur rregullisht në formacion, 9 ndeshje titullar dhe 4 zëvendësues. Bale, nga ana tjetër , ka humbur disa ndeshje për shkak të dëmtimit, gjithsesi sot do të zbresë në fushë. Braziliani ka luajtur 650 minuta, ndërkohë që uellsiani ka vetëm 584 minuta në këmbët e tij.
Për Coutinhon do të jetë “El Classico” i dytë në karrierën e tij, nuk ka shënuar asnjëherë, ndërkohë që ndaj madrilenëve nuk ka festuar asnjë fitore si me Barcelona-n ashtu dhe me fanellën e Liverpool-it.

Bale regjistron 10 “El Classico”, nga të cilët ka dalë nga fusha me 3 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist. Goli i tij i fundit ishte në “El Classicon” e fundit ku shënoi në “Camp Nou”.

Related posts

Cristiano apo Griezmann, kush ka më shumë rëndësi për Simeone?

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ TORINOS/ Spalletti: Fjala e mbajtur para ekipit vlen edhe për Icardin…

Delo.autor

Dua Lipa feston si “e çmendur” golin e Anglisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment