Futboll Sport

STATISTIKA BEFASUESE/ Bayern kërkon mbrojtjen e titullit, nis me debutim rekord

Kampionët e Gjermanisë do të luajnë sonte në mbrëmje ndaj Hertës së Berlinit në “Allianz Arena” ndeshjen e parë të kampionatit. Skuadra e Niko Kovaçit do të kërkojë të mbrojë titullin me çdo kusht, diçka që nuk do të jetë e lehtë duke parë edhe forcimin e rivalëve të Borusias.

“Bundesliga.de” ka publikuar të gjitha statistikat që kanë ndodhur në javën e parë të kampionatit. Cila ka qenë skuadra që ka shënuar më shumë në debutim? Kush janë lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta? Ajo që vihet re është dominimi i bavarezëve, të cilët janë një superfuqi jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në letër.

– Bajerni është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në ndeshjen e javës së parë. 35 fitore kanë arritur ata të marrin në javën e parë duke u renditur në vendin e parë më shumë se çdo skuadër tjetër. Me 123 gola të shënuar, skuadra nga Mynihu mban vendin e parë për sasinë e golave të shënuar ndeshjen e parë të sezonit.

· 11 herë ka arritur ta fitojë kampionatin në fund skuadra që është renditur e para në tabelën e klasifikimit pas javës së parë. Skuadrat që janë renditur në vendet 11, 15 dhe 18 pas ndeshjes së parë, nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë kampionatin në fund.

· Humbjen më të madhe në ndeshjen e parë të sezonit e ka pësuar skuadra e Bajernit në sezonin 1974-’75. Kikers Ofenbah ishte ekipi që mundi bavarezët me rezultatin 0-6, skuadër që drejtohej atëherë nga Oto Rehagel. Verder Bremen pësoi gjithashtu një humbje 6-0 ndaj Bajernit në javën e parë të sezonit 2016-’17.

· Skuadrat që kanë zhvilluar më shumë ndeshje në Bundesligë në javën e parë janë Hamburgu dhe Verder Bremen. · Skuadra që ka pësuar më shumë humbje në start është Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë kanë pësuar disfatë në 22 ndeshje, të ndjekur nga Shalke me 21 humbje.

· Ekipi që ka pësuar më shumë gola në ndeshjen e parë është Shalke me 87. Bajerni ndërkohë është skuadra që ka shënuar më shumë, 123. Në ndeshjet ku luante Hamburgu kishte gjithmonë shumë gola të shënuar, 179.

· Starti i sezonit 1986-’87 ishte më i pasuri për sa u përket golave të shënuar. Plot 42 herë u tronditën rrjetat e skuadrave që në 90-minutëshin e parë.

· Klaus Fihtel, Aike Imel dhe Manfred Kalc, janë lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje në startin e sezonit me 17 prezenca mbi supe. Ndërkohë, Oliver Kahn është lojtari që ka shijuar më shumë fitore në premierën e Bundesligës me 11 suksese.

· Golashënuesi më i mirë në ndeshjet e javës së parë nuk ishte Gerd Myler, por Klaus Fisher. Me 13, Fisher lë pas Mylerin dhe Robert Levandovskin. Ky i fundit ka gjetur rrjetën e kundërshtarit plot shtatë herë.

· Penalltitë e akorduara me shumicë në start kanë qenë ato të sezonit 1987-’88. Ndërkohë që një vit më pas nuk u akordua asnjë penallti në të gjitha ndeshjet e luajtura.

· Tomas Myler është lojtari i vetëm në historinë e Bundesligës që ka shënuar 3 herë golin e parë në kampionat (2010,2014,2018).

Related posts

I PAKALUESHËM/ HYSAJ nuk zhgënjen ANCELOTTIN, bëhet mbrojtësi…

Isa.Autor

Hidhet shorti në FSHF, ja çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

“PLAY OFF” CHAMPIONS LEAGUE/ 3 skuadra kualifikohen në fazën e grupeve

Delo.autor

Leave a Comment