Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Quagliarella: Ja përse nuk shkova te MILANI, i thash MAMIT po të kisha…

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella ka folur për Gazzetta Dello Sport para sfidës së sotme me Milanin në San Siro në orën 18:00.

“A kam qenë ndonjëherë afër Milanit? Po, pas disa muajsh në Sampdori në 2006-tën, kam pasur shumë oferta me fjalë, por ngaqë ishin vetëm fjalë unë shkova të Udinese. Milani kishte Inzaghin,Ronaldon dhe Kakan asokohe. Gjithmonë i thoja mamasë që po të kisha lindur disa vite më vonë, do të isha mirë. Sot të duhen thjesht disa muaj që ekipe të mëdha të firmosin me ty.”

“Rinovimi me Sampdorian? Unë nuk mendoj më për këtë, jam i sigurt se Ferrero do të më kontaktojë. Ai dhe klubi do të gjejnë ofertën e duhur për të ma paraqitur mua.”

Italiani ka shënuar vetëm një gol kundër Milanit, një shifër shumë e ulët kjo krahasuar me golat që ka shënuar ndaj ekipeve të tjera “big” të Seria A (7 gola e Napolin, 5 me Interin dhe Lazion, 4 me Romën dhe 3 me Juventusin).

Related posts

Zbulohet shuma që do të paguaj Real Madridi për transferimin e De Geas

Sadik.Autor

Manchester City nuk njeh limite, merr fitoren e 15 radhazi në Premier League

Q.Autor

NDESHJA NDAJ CHELSEAT NË “FA CUP”/ Guardiola rrëfehet: Nuk kam qenë kurrë kandidat për…

Delo.autor

Leave a Comment