Futboll Seria A Sport

OPERACIONI “ALLA POGBA”/ Talenti i Man City drejt Juves, kushton sa një MAKINË

Juventus nuk ndalet, si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Fitorja me përmbysje 2-1 ndaj Empolit ka rikthyer te suksesi në kampionat skuadrën bardhezi, e cila po mendon edhe për të ardhmen. Mediat italiane dhe ato britanike konfirmojnë se drejtuesit e Juventusit kanë shënjestruar një nga talentet e futbollit europian, 18-vjeçarin Phil Foden, që luan me skuadrën e Manchester City. Sipas “Mirror”, mesfushori mund të veshë fanellën bardhezi thuajse gratis, ose më saktë duke paguar vetëm 200 mijë euro.

Natyrisht që Foden, që është krahasuar me Iniesta, vlen shumë më tepër dhe ka një kontratë me skuadrën e City që skadon në vitin 2020. Por nëse ai nuk arrin të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e klubit, mund të largohet me një çmim qesharak, 200 mijë euro. Trajneri Pep Guardiola shpreson të bindë lojtarin që të rinovojë kontratën, por edhe klubin që t’i ofrojë një pagë të mirë, për ta mbajtur sa më gjatë në skuadër, një mision i vështirë për trajnerin spanjoll, që rrezikon të humbasë një talent që ai vetë e ka zbuluar.

Related posts

AS SERGIO RAMOS E AS VAN DIJK/ Carles Puyol rrëfen: Mbrojtësi më i mirë në botë është…

Delo.autor

FUTBOLLI ANGLEZ NË ZI/ Manchester City jep lajmin e dhimbshëm, ndërron jetë talenti 17-vjeçar…

Delo.autor

BEFASON LAMELA/ Jam Argjentinas por ja kush është lojtari më i mirë në botë

Isa.Autor

Leave a Comment