Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK MILANI/ Bashkë me GATTUSON IKIN edhe 2 të besuarit e tij (EMRAT)

E ardhmja e Gennaro Gatttuso në stolin e Milanit është e paqartë, pasi trajneri kuqezi rrezikon të mos e mbyllë 2018-ën në krye të skuadrës milaneze. Ndeshja e sotme ndaj Sampdoria është vendimtare për trajnerin, që pasi dy humbjeve radhazi, në derbi ndaj Interit dhe Betis në Europa League, rrezikon shkarkimin. Por ai nuk do të jetë i vetmi që do të lërë skuadrën në rast se shkarkohet, pasi edhe dy lojtarë të tjerë pritet të kenë fatin e tij, që mund të largohen që në merkaton e janarit.

Drejtori sportiv Leonardo ka bërë gati listën e futbollistëve që janë me valixhen gati. I pari është Hakan Calhanohlu, që në këtë periudhë po qëndron më së shumti në stol. Për turkun e ardhmja mund të jetë sërish në Bundesligë, andej dhe ku erdhi dhe nga kjo shitje Milani mund të arkëtojë rreth 25 milionë euro. Emri i dytë është ai I Mattia Caldara, që nuk është pjesë e projektit të ri teknik të klubit. Mbrojtësi ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe në rast se vjen një ofertë e mirë do të largohet që në janar.

Related posts

Klopp sqaron disa të vërteta në lidhje me transferimin te Bayern

Sadik.Autor

NIS AVENTURËN E RE/ Mbrojtësi Luiz bëhet shok skuadre me Balotellin dhe portierin e Kosovës

Delo.autor

THIAGO SILVA DEBUTOI ME GAFË NË PREMIER/ Shikoni gabimin e mbrojtësit brazilian që i kushtoi me gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment