Futboll Seria A Sport

KRIZA EKONOMIKE PREJ COVID-19 NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Marotta: Rrezikojmë falimentimin, duam të…

Alarm në sistemin e futbollit: “Rrezikojmë falimentimin”. Jep fjalën Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, i cili është shprehur me këto fjalë në festivalin e gazetarisë “Glocal 2020”:

“Situata jonë, ajo e futbollit italian, rrezikon kolapsin. Jemi përpara falimentimit. Në mbledhjet e para të ligës, kemi kryer një bilanc mbi humbjet dhe situata nuk është e mirë. Problemi është që sot, në futboll, kostoja e punës nuk është në proporcion krahasuar me të ardhurat e kaluara dhe ato të sotme. Gjithçka është pakësuar ndjeshëm krahasuar me mungesën e arkëtimeve nga biletaritë, që peshojnë në bilanc për rreth 50 milionë euro. Arkëtimet nga sponsorët, në krahun tjetër, ndikojnë me rreth 20% në bilanc; më pas vijnë investimet, të drejtat televizive”.

NDIHMA – Marota ka folur kështu lidhur me një ndërhyrje të mundshme të qeverisë: “Zgjidhja nuk është t’i kërkohen para shtetit, është e pamendueshme. Megjithatë, sistemi ynë paguan çdo vit 1-1,2 miliardë kontribute. Ajo që duam është të kemi së paku shtyrje të taksimit, duam të konsiderohemi si një nga kontribuuesit më të mëdhenj, diçka që në të vërtetë jemi.

Duhet të konsiderohemi më tepër nga qeveria, jo në terma kontributi apo financimesh, por për të shpërndarë pagesat në një mënyrë të ndryshme. Nuk duhet të mendojmë për arkëtimet, por të reduktojmë kostot. Ato të punës përfaqësojnë 70% të xhiros dhe nuk ka ndërmarrje në asnjë sektor që mund të mbajë një kosto kaq të lartë. Me përjashtim të mundësisë që të gjendet një mbështetës apo një borxh, do të thotë falimentim. Ose biem dakord të gjithë së bashku dhe merren vendime unike, ose ndodhemi përpara një situate dramatike nga pikëpamja ekonomiko-financiare. Sot duhet bërë kujdes për pagat”.

Related posts

Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Drejtori i larguar nga Flamurtari pranë transferimit te Skënderbeu (FOTO)

F.autor

Mourinho e nxjerr në shitje, Pogba drejt largimit nga Man.United

Sadik.Autor

Leave a Comment