Ashtu siç pritej gara për kreun e ri të FSHF-së që do të vendoset më 7 shkurt po monitorohet me kujdes nga UEFA dhe FIFA. Pedro Pinto, drejtori i Komunikimit në “qeverinë europiane të futbollit”, në një deklaratë për top channel flet rreth asaj që po ndodh me fushatën e kandidatëve në Shqipëri, qëndrimin e tyre për ndikimin politik mbi zgjedhjet dhe atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.
“UEFA së bashku me FIFA-n po ndjekin nga afër zhvillimin e fushatës për zgjedhjet e 7 shkurtit dhe po informohen për të gjitha zhvillimet”, deklaroi Pedro Pinto.
Kujtojmë se deri më tani në garën për FSHF-ë janë dy kandidate, kreu aktual Armando Duka dhe Bashkim Fino. Afati për propozime të reja është deri më datën 18 janar dhe nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e 7 shkurtit të jenë më shumë se 2 kandidatë.
