Futboll Premier League Sport

MOURINHO MERR “FRYMË”/ Man United vuan, por merr tre pikët ndaj Evertonit

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në Old Trafford duke i dhënë fund ecurisë pozitive prej te fitoreve radhazi të Everton në Premier League. Ndeshja nisi me të dyja skuadrat të kujdesshme dhe pa shumë emocione. Duhej një gabim i Gueye brenda zonës së tij që gjithçka të zhbllokohej.

Mesfushori i Everton shkakton një faull që për arbitrin John Moss është një penallti. Ajo merret përsipër nga Paul Pogba, i cili gabon me të parën falë pritjes fantastike të Pickford, por shtyn topin në rrjetë me të dytën. Pas golit United luan më lirshëm dhe pas pushimit, në minutën e 49’, arrin të dyfishojë rezultatin me një tjetër gol cilësor të Anthony Martial.

Sulmuesi francez ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Jose Mourinho-s në ndeshjet e fundit dhe ai nuk ka zhgënjyer edhe ndaj Everton. Pas golit të dytë United nuk e menaxhoi mirë ndeshjen duke i lënë shumë mundësi Everton-it për t’u rifutur në lojë.

Bernat humb një mundësi të artë pasi driblon De Gea-n, por me portën e boshatisur gabon rëndë. Gjithsesi, miqtë arritën të shënojnë golin e shumëkërkuar në minutën e 77’ falë penalltisë së Sigurdsson, i cili nuk gabon para De Geas. Gjithsesi Djajtë arritën ta ruanin avantazhin në minutat e mbetura duke marrë tre pikët e merituara në fund.

Related posts

“DO E PAGUANI SHTRENJTË KËTË”/ Kërcënohet skuadra e njohur, ja çfarë i vendosin në stadium… (FOTO)

Delo.autor

HUMBI PENALLTINË NDAJ TIRANËS/ Bylisi me “dorë të hekurt” për Goxhajn. Ja vendimi për futbollistin

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË KORÇË/ “Verilindorët” dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment