Futboll Kombëtarja Sport

MBOJTËSI KUQEZI/ MAVRAJ zyrtarizohet nesër në Selanik, ja kur del në fushë

Tashmë është bërë e ditur, mbrojtësi shtatlartë i Shqipërisë që ka një karrierë të pasur mes skuadrave më në zë të Bundesliga 1 në Gjermani tashmë do të ndryshojë ambient. 32-vjeçari i kuqezinjve ka pranuar të bëjë marrëveshje me grekët e Aris-it të Selanikut, atje ku u transferua Migjen Basha gjatë merkatos së verës.

Mbrojtësi që mbylli sezonin te Hamburg-u në Bundesliga 1 mësohet se pati tratativa të ndryshme gjatë verës, ku objektiv ishin vendet arabe, pasi dihet që ka pagesa stratosferike, por asgjë nuk u bë e mundur. Megjithatë, ai më në fund vendosi për të mos qëndruar pa skuadër.

Mavraj arriti akordin më 5 shtator me presidentin e Aris-it të Selanikut, ndërsa prej asaj dite ende nuk është bërë prezantimi zyrtar. Sa i përket përfitimeve, ai do të përfitojë 1 milion euro në sezon dhe në kontratë ka klauzolën e rinovimit edhe për një tjetër vit.

Sipas njoftimit të mediave greke, Mavraj do të prezantohet nesër në orën 14:30 me orën lokale në Selanik, pasi po vijon që të qëndrojë në Gjermani për të mbyllur disa problemeve familjare. Të hënën do të zbresë në stërvitje me skuadrën ku është aktivizuar më parë Kristi Vangjeli. Ai pritet që të jetë gati për ndeshjen kundër Levadiakos.

Related posts

TË PAKËNAQUR ME SULMIN/ Real Madrid ende ëndërron të nënshkruajë me… Neymar!

Delo.autor

FINANCAT PREJ KORONAVIRUSIT/ “Suning” konverton borxhin, ja gjendja e arkave të Inter

Delo.autor

SEZON PËR TU HARRUAR/ Mesfushori Memushaj do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale në gju, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment