Futboll La Liga Sport

DHURUAN SPEKTAKËL/ Pique përsërit ”MANITËN”, por nuk është i vetmi (FOTO)

Gerard Pique ngriti përsëri dorën me gishta të hapur për të treguar rezultatin e ndeshjes së të dielës në “Camp Nou”, ku Barcelona mundi 5-1 Real Madrid. Mbrojtësi katalanas përsëriti kështu veprimin e kryer fillimisht tetë vjet më parë, kur Barcelona mundte 5-0 Realin e Jose Mourinhos. Foto e “manitas” është postuar edhe në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.

Mbrojtësi dukej që ishte i përgatitur për këtë ndeshje dhe mezi priti përfundimin për të përsëritur fesimtin e tij, ndërsa para golit të pestë të Vidal u pa disa herë duke dalë në sulm në përpjekje për ta realizuar vetë atë.

Por ideja e “manitas” nuk është origjinale e Pique. i pari që e ka bërë këtë veprim ka qenë Tony Bruins Slot, ndihmësi i Johan Cruyff, i cili ka ngritur dorën e hapur lart pas një fitoreje 5-0 të Barcelonës kundër Realit në “Camp Nou”, në sezonin 1993-1994.

Related posts

E PAZAKONTË/ Skocezi luan me BYZYLYK në këmbë. DËNIMI nga GJYKATA e detyron që…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në Paris, Manchester City ndëshkon PSG me 2 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

INTER “SHPËRTHEN” NË FESTË/ “Magjistari” i mesfushës mbërrin në Milano (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment