Futboll Shqipëri Sport

Formacioni i mundshëm/ Alban Hoxha pritet titullar, ja si do të rreshtohet Partizani

Partizani u dha fund dje përgatitjeve për Skënderbeun në Elbasan, ku trajneri Gega ka dhënë udhëzimet e fundit për ndeshjen e sotme. Seanca e djeshme ka dhënë sinjale të mira, sa u përket lojtarëve me probleme. Të gjithë ata që patën probleme gjatë javës, së bashku me portierin Hoxha që mungoi ndaj Luftëtarit, e kanë kryer të plotë seancën.

Nisur nga kjo seancë, i bie që Hoxha të kthehet titullar ndaj Skënderbeut, ku do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Gjithsesi, situata e portierit mbetet në monitorim dhe për aktivizimin e tij do të vendoset vetëm pas nxehmjes që do të bëhet sot në stadium. Me Trashin të pezulluar nga klubi, i bie që Renaldo Kalari ta nisë si titullar në të majtë të mbrojtjes.

Partizani

Ndërsa, pjesa tjetër e formacionit parashikohet e njëjtë si në ndeshjen e fundit me Luftëtarin. Mbrojtësi “veteran” ka pasur disa shqetësime gjatë kësaj jave, por duket gati. Në mungesë të Kalarit dhe Trashit të pezulluar ishte parashikuar që Atanda të luante i majtë dhe Belica me Gojkoviçin të formonin qendrën e mbrojtjes.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Mancehster United thyen mallkimin me “POKER”, Bale rishkruan historinë me Tottenham

Delo.autor

Shoqata e Arbitrave kërkon dënimin e Duros. Reagon trajneri: Maskarallëku i tyre…

Q.Autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Futbollisti i ri më i mirë, shapllet fituesi i trofeut Kopa…

Delo.autor

Leave a Comment