Futboll Premier League Sport

Njihuni me PRONARIN e Leicsester që humbi jetën: Dashuronte KUAJT, KUMARIN dhe…

Në fund të vitit 2016, pas fitores së jashtëzakonshme të premierligës nga Leicester, stafi dhe lojtarët ishin të gjithë duke festuar. Por në dhomë hyri dikush që lajmëroi se pronari tajlandes I klubit Vichai Srivaddhanaprabha kishte dhënë 1 milionë paund për infermierinë e parë në Leicester.

“Ai ishte një miliarder, një njeri i pasur dhe i suksesshëm” thotë Ian Stringer që ishte atë mbrëmje ne event. “Por ishte edhe i përulur”.

Klubi po mban zi për vdekjen e pronarit të vet 61 vjecar në një aksident me helikopter jashtë stadiumit King Poëer të shtunën.

Me një pasuri që vlerësohej diku tek 2.9 miliardë paund Srivaddhanaprabha ishte presidenti i kompanisë “Duty free King Poëer International Group”.

Ai bleu ekipin e Leicester në 2010 për 39 milionë paund, pastroi borxhet e klubit dhe filloi promovimin e tij. Dhe në 2015-2016 kërkuan shancet për t’u ngjitur në krye të tabelës. Njeriu i katërt më i pasur në Tajlandë nuk ishte shumë i njohur në jetën e tij private dhe jepte pak intervista – ndaj lind pyetja se cfarë dihet për miliarderin, bamirësin, dhe arkitektin e përrallës së Leicester?

“Ka pasur transformim të madh të profilit të tij me suksesin e Leicester në 2016. Ai iu përkushtua klubit pavarësisht sherreve. Porn ë Tajlandë ai kishte një profil tjetër. Ai ishte i njohur si themeluesi i King Poëer, që ka monopolin e Duty free në Tajlandë. Dhe ka marrë rritje të madhe në 20-30 vitet e fundit edhe për shkak të turizmit. Ai ka qenë një njeri diskret dhe kompania e tij shumë secretive. Nuk dihet shumë për të. Ai themeloi kompaninë në 1989 dhe mori një rrjtje të shpejtë”.

Srivaddhanaprabha- që është kinez nga etnia, ka 4 fëmijë, të gjithë janë përfshirë në kompaninë King Poëer që drejtohet me modelin tipik sesi drejtohen familjet kineze.

“Ai nuk dha asnjëherë intervista. Pra edhe pse aq i dashur për Leicester, ai mbeti më shumë si një enigmë” thonë bashkëpunëtorët.

Ai fluturonte me helicopter për të parë ndeshjet e Leicester dhe kthehej në pronën e tij në Londër apo në shtëpinë tjetër në Bershire, ku mbante dhe kuajt.

I pelqënte të jetonte në UK dhe stili i jetës ishte i madh dhe i shëndetshëm. Ishte njohës i verërave të mira, i pëlqente kumara dhe donte shumë kuajt. Ai adhuronte stilin e jetës në shoqerinë elitë të Britanisë.

Reputacioni I tij prej donator gjeneroz ishte i njohur në Britani dhe Tajlandë. Jepte shumë bamirësi sidomos për shoqatat e lidhura me familjen mbretërore.

Related posts

AKSIDENTI TRAGJIK/ Identifikohen katër nga nëntë trupat e shkrumbuar, një prej tyre i Kobe Bryant

F.autor

E PABESUESHME/ Ja​ ku ndodhet peceta, në të cilën Messi nënshkroi kontratën e parë me Barçën

Isa.Autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Dinamo pretendoi për një penallti, por shikoni golin e rregullt që iu anulua Vorës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment