Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Operohet Emre Can, mesfushori pritet të rikthehet në…

Mesfushori i Juventusit, Emre Can, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e sotme në Frankfurt të Gjermanisë.

Siç raporton faqja zyrtare e kluit italian, operacioni i Emre Can ka dalë me sukses. Mesfushori pas shfaqjes së shqetësimit me tiroidet është nisur menjëherë për kontrolle më të avancuara mjekësore dhe më pas është parë i nevojshëm operacioni në Gjermani. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz shëndetësor.

Se kur do të rikthehet është ende e paqartë. Sipas mediave italiane mungesa e tij nga fusha do të zgjasë një muaj ndërsa nga “Zonja e Vjetër” bëjnë me dije se do të përmirësohet më shpejt.

24-vjeçari është bashkuar me Juventusin këtë verë, pas një transferimi falas nga Liverpool dhe ka bërë 10 paraqitje në këtë sezon.

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Skuadra e Mourinho-s ndëshkohet nga një trajektore perfekte e Salah (VIDEO)

Delo.autor

Juventus nis kontaktet me Atletico-n për Godin

Sadik.Autor

E ARDHMJA E CR7-ËS/ Xheorxhina Rodriguez zbulon lajmin e bujshëm. Ja çfarë do të ndodhë me ylli portugez

Delo.autor

Leave a Comment