Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ EUROPA LEAGUE: Laci pranë kualifikimit, Uzuni kalon në avantazh krutanët

Laçi – Anorthosis 1-0

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Sefgjini, Hadroj, Jonuzi, Uzuni, Gjoni, Shtubina, Kendes, Lushkja dhe Eller

Anorthosis: Mário Felgueiras, Koffi, Schildenfeld, Rayo, Mikeltadze, Ďuriš, Joao Victor, Cissé, Soteriou, Pranjić dhe Igiebor

88′- Gol nga Laçi, shënon me kokë Myrto Uzuni pas një krosimi në zonë.
87′- Goditje dënimi për Anorthosis, por goditja qendrore
83′- Sfida mbetet e hapur, Laçi vijon sulmet por qipriotet arrijnë t’i neutralizojnë me sukses.
70′- Hoxhallari pranë një goli spektakolar, por portieri i Anorthosis arrin të largojë topin
67′- Pranë golit skuadra e Anorthosis nga këndi, por mbrojtja e Laçit arrin të largojë në kohë topin nga zona e vet.
58′- Qipriotët kundërpërgjigjen me një sulm, por topi ngec mes mbrojtësve të Laçit.
57′- Uznuni gjuan bukur drejt portës, por topi përfundon në duart e “gardianit” qipriot.
53′- Pjesa e dytë vijon me ritmin e të parës, skuadrat tragohen shumë të kujdeshme.
46′- Fillon pjesa e dytë e takimit

 

Komenti minutë pas minute:
45′- Vjen fërshëllima e gjyqtarit për mbylljen e pjesës së parë.

37′- Goditje nga këndi për Laçin, por largon mbrojtja qipriote.
30′- Përfundon minuta e 30-të. Ende asnjë rast i rrezikshëm për dy skuadrat.
24′- Shtubina merr duartrokitjet e tifozërisë pasi mbron si duhet topin.
17′- Loja vazhdon e qetë, me dy ekipet që mbrohen si duhet.
12′- Këndore për Anorthosis, por largon si duhet mbrojtja kurbinase.
5′- Loja zhvendoset të luhet në mesfushë, me dy skuadrat që duken se studiojnë njëra-tjetrën.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Related posts

FULHAM-ARSENAL/ Pas një asisti nga Willian, Gabriel ndëshkon portierin e kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

BULLGARI-KOSOVË/ Kristian Dimitrov përmbys SHIFRAT ndaj “Dardanëve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

E SHKARKUAN/ Fondi “Elliott” sulmon ASHPËR Fassonen: TRADHTOI Milanin…

Isa.Autor

Leave a Comment