Shqipëri

PROFIL/ Kush ishte ILIR LUARASI, ish legjenda e Dinamos që ndërroi jetë papritur sot në Francë

Ilir Luarasi, ish portierit i Dinamos ka ndërruar jetë papritur sot në Francë.

Ish-portieri dinamovit është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë. Prej vitesh ai jetonte në vendin transalpin.

Luarasi që në muajin mars mbushi 64 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua. Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdfini, Zëre, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj.

Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij. Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.

Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.

Related posts

“KAM MUNDËSI TË BËJ MË SHUMË PËR…”/ Bashkimi bën FUQI, një tjetër emër DEL për presidencën e Tiranës

F.autor

“Armand DUKA I PA NGOPUR”/ E thotë LIVE në emision: ASKUSH nuk…

Isa.Autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Altin Lala: Kombëtarja e ka vetë në dorë fatin, ja parashikimi i ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment