Moto GP Të tjera

Vinales: Shpresoj që Yamaha të ketë një motor të shpejtë e fitues

Maverick Vinales shprehet se është gati për sezonin e ri në Moto GP dhe se mezi pret të nisin provat dimërore, për të provuar motorin e ri Yamaha.

Piloti spanjoll vjet debutoi me motorin japonez, ku ai pretendonte të duelonte deri në fund për titullin, por kjo mbeti një dëshirë.

Ndaj Vinales shpreson që këtë vit të ndodhë e kundërta, ku të jetë një konkurrent i fortë deri në fund të sezonit dhe të fitojë titullin kampion.

Piloti spanjoll, i Yamaha, Maverick Vinales

Do të ishte fantastike nëse do t’ia arrinim këtë sezon. Ende nuk e kam provuar motorin e ri, por kam parë që është bërë një punë fantastike dhe shpresoj që ndryshimet e përgatitura të japin efektin e duhur në pistë.

Duhet një motor i balancuar mirë, i shpejtë dhe i përshtatshëm për të gjitha pistat, që të mos garojmë me hope dhe të falim pikë në shumë gara. Por unë besoj se do të jemi kompetitivë”, tha Vinales.

Related posts

VIDEO/ Chris Eubank Jr lëshon 96 grushta për 11 sekonda

Q.Autor

“Istambul Indoor”, Luiza Gega merr medaljen e artë në garë e 3000 metrave

Q.Autor

HUMBJA NË “WIMBLEDON” LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për…

Delo.autor

Leave a Comment