Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ CONTE nuk bie dakord për pagën, REALI ka gati trajnerin e përkohshëm (EMRI)

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, trajneri italian, Antonio Conte, nuk do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit.

Ish-tekniku i Chelseat nuk ka arritur një marrëveshje me skuadrën madrilene në pjesën e pagës. Por duket se në këto rrethana skuadra madrilene do të shkojë drejt një zgjidhjeje të përkohshme.

Që do të thotë se drejtimin e pankinës “Los Blancos” do ta marrë trajneri i Real Madrid Kastija, Santiago Solari.

Kjo pasi i preferuari i presidentit Florentino Perez është tekniku i Belgjikës, Roberto Martinez i cili ka bërë një punë të mirë me Kombëtaren belge.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi “prenoton” Grimaldon, presion për Alex Sandron

Isa.Autor

Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familjeje (FOTO)

Q.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Gatusso përgatit terrenin për sezonin e ardhshëm, ja klubi i ri…

Delo.autor

Leave a Comment