Futboll Seria A Sport

BEFASON RONALDO: Ja pse u LARGOVA nga REALI, te JUVJA nuk erdha për…

Cristiano Ronaldo rrëfehet në 360 gradë. Në një intervistë ekskluzive për revistën franceze “France Football” që është edhe krijuesja e Topit të Artë, ylli portugez ka treguar për herë të parë arsyet e largimit të tij nga Reali i Madridit. Fajtori kryesor i largimit të CR7-ës nga Los Blancos ka qenë presidenti Florentino Perez.

“E ndjeva ftohjen nga brenda klubit,veçanërisht nga presidenti, se nuk më konsideronin me të njëjtën mënyrë, sikurse bënë në fillim. Në katër apo pesë vitet e para atje, kisha ndjenjën se jam “Cristiano Ronaldo”. Më pas gjërat dryshuan disi, pak e nga pak.Presidenti nuk më vështronte në sy, sikur nuk isha më i domosdoshëm për ta. Besoj e kuptoni se çfarë dua të them me këtë. Kjo situatë më bëri të mendoj largimin. Ndonjëherë shtyhesha më tepër në këtë drejtim, kur lexoja lajmet, në të cilat drejtuesit thoshin se po kërkoja të largohesha. Kishte pak deklarata të tilla, por e vërteta është se gjithmonë kam pasur përshtypjen se presidenti nuk donte të më mbante si më parë”.

Por përse zgjodhi Juventusin dhe jo klub tjetër, edhe në këtë rast Ronaldo ka patur arsyet e tij, pasi te bardhezinjtë është ndierë i vlerësuar që në momentin e parë.

“Nëse do të kishte qenë në lidhje me paratë, do të shkoja në Kinë, ku do të kisha fituar pesë herë më shumë se këtu, te Juventusi, ose te Real Madridi. Unë nuk kalova te Juve për paratë. Kam fituar të njëjtën shumë edhe në Madrid, madje dhe më shumë. Dallimi është se, te Juve, me të vërtetë më donin mua. Ata ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë”.

Të gjithë mendojnë se largimi i trajnerit Zidane ndikoi në vendimin e Ronaldos për të lënë Realin, por portugezi nuk mendon kështu.

“Vendimi im për t’u larguar nuk ishte i lidhur me largimin e tij. Duke qenë kështu, është një nga ato gjëra të vogla, që më bënë të ndihem pak më mirë në lidhje me atë që mendova për situatën në klub”.

5 Topa të Artë nuk janë pak, por një lojtari CR7 nuk ngopet asnjëherë me trofe.

“Unë mendoj se e meritoj atë edhe këtë vit… Po ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë” për herë të gjashtë, duke e kaluar, në këtë rast, Lionel Messin”.

Në fund edhe një sqarim për çështjen Mayorga me Ronaldon që mohoi kategorikisht akuzat për përdhunim.

“Unë e kam mohuar fuqishëm akuzën. Sigurisht, kjo histori po ndërhyn në jetën time. Kam një partnere, katër fëmijë, një nënë në moshë, motrat, një vëlla, një familje, me të cilët jam shumë i afërt. Për të mos përmendur reputacionin tim. Imagjinoni se çfarë do të thotë kur dikush ju akuzon për përdhunim, nëse jeni shembull për të tjerët. Unë e di se kush jam dhe çfarë bëra.E vërteta do të dalë një ditë. Dhe njerëzit që më kritikojnë, ose kërkojnë ta ekspozojnë jetën time sot, që e bëjnë këtë si në një cirk, do ta shohin të vërtetën. Pasi doli në media kjo histori, i dhashë shpjegime partneres aktuale, birit tim, Cristiano Jr. Ai është shumë i ri për të kuptuar, ndaj i vjen keq për mua. Nëna dhe motrat e mia janë të habitura dhe në të njëjtën kohë shumë të zemëruara. Eshtë hera e parë që i shoh në këtë gjendje”.

Related posts

“KAM DIÇKA NË MENDJE”/ Mourinho përgatit rikthimin: Dua të punoj me një klub…

Delo.autor

Miss BumBum, fansja e zjarrtë e Messit “shkrin” borën me foto “hot” (FOTO)

Q.Autor

NJË VIT NGA VDEKJA E EMILIANO SALA/ Flet e ëma: Dhimbje e pamundur të harrohet dhe të shuhet

Delo.autor

Leave a Comment