Futboll Shqipëri Sport

Starova: Humbja mund të ndikojë te Partizani, Skënderbeu i uli autoritetin

Sulejman Starova, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, foli për ndeshjen e fituar nga Skënderbeu ndaj Partizanit, ku analizoi sfidën dhe tha se kjo humbje mund të ndikojë për keq te të kuqtë.

“Ndeshja e sotme ishte një zhgënjim për tifozët e Partizanit, skuadra nuk kishte autoritet. Skënderbeu ishte pak më ndryshe, ktheu fytyrë, ndërsa Partizani la shumë për të dëshiruar. Pjesa e parë kishte ritëm, Partizani ishte më pranë portës së Skënderbeut, por e ekzagjëroi me pasin e gjatë. Ndërsa Skënderbeu u mundua ta kapte në kundërsulm.

Pjesën e dytë, Partizani i fali terren Skënderbeut, ku ata arritën të shënojnë edhe golin e parë. Në atë moment, disa lojtarë kanë dobësi. Zëvendësimet nuk lanë gjurmë, Skënderbeu mori zotërimin e topit. Kjo humbje ia uli pak autoritetin Partizanit, që kishte dhënë shkëndija për titull kampion. Kampionati është i gjatë, por kjo humbje mund të ndikojë pak. Javët në vijim do të shihet nëse ka rënë apo jo morali i skuadrës” – deklaroi Starova.

Related posts

MORI FTESË NGA KOSOVA/ Ish-futbollisti i Superiores: Është vetëm fillimi i një rrugëtimi

Delo.autor

NGA MBAPPE TEK DYBALA/ Yjet e Europës me kontratën në skadencë në 2022, lista është mbresëlënëse

Delo.autor

LIVE Po luhet ndeshja Fiorentina-Juventus, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment