Bundesliga Futboll Sport

DËSHIRON ME ÇDO KUSHT AKORDIN/ Dortmund në sulm për lojtarin e “Los Blancos”, ja vendimi i madrilenëve

Borussia Dortmund dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me Realin për Achraf Hakimin. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte zbulimi më i mirë i verdhezinjëve në këtë sezon duke qenë vendimtar për gjermanët.

Kartoni i tij është në zotërimin e Realit dhe spanjollët e huazuan në Gjermani për t’u rritur profesionalisht. Ekipi madrilen dëshiron ta rikthejë në fund të sezonit, pasi marokeni ka bërë shumë mirë këtë sezon me skuadrën gjermane.

Dortmund dëshiron të ulet në bisedime me Realin dhe të mundohet të blejë Hakimin. Lojtari në një intervistë të fundit deklaroi se e zemra e tij ishte e ndarë ndërmjet Madridit dhe Dortmundit, prandaj nuk ishte i vendosur për të ardhmen.

Related posts

SUPERKUPA E ANGLISË/ Arsenal në avantazh, Aubameyang mposht portierin Alisson me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

BIE PISTA KANE/ Man.United refuzohet edhe nga Chelsea, blutë shpërfillin ofertën për Mount

F.autor

GJYSMËFINALJA MILAN-LAZIO/ “Bomberi” Piatek mund të kapë dy skuadra me një…

Delo.autor

Leave a Comment