Futboll Premier League Sport

Ramsey gjithnjë e më LARG Arsenalit/ Gjigandët anglez shfaqin interes

Aaron Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e klubeve të mëdha angleze. Mesfushori i Arsenalit është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, megjithatë, ai dhe drejtuesit e Arsenalin nuk po arrijnë marrëveshje rinovimi dhe pritet të largohet në verë si lojtar i lirë.

Largimi i tij si lojtar i lirë ose për një shifër të ulët në janar ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij. Sipas “Express.co.uk“, Ramsey vazhdon të mbetet në radarin e Unitedit dhe Chelseat.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për skuadrat angleze, pasi ka konkurrencë të mëdha nga gjigantët evropianë. Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadrat italiane si Juventusi dhe Milani, ndërsa pëlqehet edhe nga Bayern Munich dhe Valencia.

Related posts

Sa shumë lëvizje te Roma/ Mbrojtësi ballkanas drejt Chelsea për 40 milion Euro

Isa.Autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Superiores mposhtin Apoloninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

BARCELONA hedh në “plehra” traditën, katalanasit shtangin me uniformën e re (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment