Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Ballkani fiton dhe mban kreun, Drenica nuk i ndahet. Ja rezultatet dhe renditja…

Superliga e Kosovës pati dy përballje shumë interesante në javën e 11-të. Ballkani dhe Drenica vijuan duelin në distancë, pasi fituan ndeshjet respektive.

Ballkani mposhti Prishtinën në shtëpi me rezultatin 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Solomon, I cili zhblloki ndeshjen në minutën e 59-të. Për t’I vënë ‘kapakun’ sfidën mendoi Ermal Krasniqi që dyfishoi në të 72-tën.

Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Drenica ndaj Dukagjinit. Këta të fundit luajtën për rrëth 1 orë me 10 lojtarë sepse në minutën e 36-të Ilir Syla u ndëshkua me karton të kuq. Kjo I lehtësoi punën të zotëve të shtëpisë, të cilët me një lojtar më shumë kaluan në avantazh me Denison, I cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte pikërisht braziliani që shënoi përsëri duke I dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këto fitore renditja nuk ndryshon me Ballkanin që mbetet në vendin e parë, me vetëm një pikë më shumë se se Drenica dhe Gjilani.

BALLKANI 2-0 PRISHTINA

Solomon 59′, Krasniqi 72′

DRENICA 2-0 DUKAGJINI

Deninson (p) 36′, 70′

RENDITJA

Related posts

IINTER NIS TË MENDOJË PËR MERKATON E VERËS SË ARDHSHME/ Marotta piketojnë tre futbollistë, ja emrat surprizë

Delo.autor

DËSHTOI NË DEBUTIM/ Vrsaljko: Ja çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Torinon…

Isa.Autor

Roma fiton me 10 lojtarë ndaj Veronas, ‘kërcënon’ Interin për Champions

Q.Autor

Leave a Comment