Futboll Shqipëri Sport

PRAPASKENA/ Trajneri Gega bisedon me Trashin, FRUTA dhe PICA pas ndeshjes

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 10-të të kampionatit shqiptar. Partizani ka pritur në shtëpi Skënderbeun. Takimi ka përfunduar me rezultatin 0-2 për korçarët me golat e shënuar nga Gjergji Muzaka dhe Dejvi Bregu në pjesën e dytë.

Përveç asaj që u pa në fushë, interesante janë edhe prapaskenat që kanë ndodhur përpara se të fillonte takimi, por edhe pas sfidës. Disa momentë para ndeshjes Skënder Gega është parë në pankinë së bashku me Lorenc Trashin duke biseduar, që me shumë mundësi anësori do të jetë në fushën e lojës në takimin e radhës me Kamzën.

Ndër të tjera një moment interesant është fakti se pas përfundimit të duelit, lojtarët korçar kanë konsumuar pica për të grumbulluar energji, e ndërsa ata të kuq, fruta. Pas këtij rezultati, në vendin e parë në renditje është Skënderbeu me 23 pikë, ndërsa Partizani zbret në të dytin me një pikë më pak se kampionët e vendit.

Related posts

TRONDITET ZIDANE/ Titullari i Real Madrid dëmtohet dhe mbyll sezonin, ja emri…

Delo.autor

DHUNA NË SHIJAK/ Korabi denoncon: Lojtarët tanë u goditën në sy të zyrtarëve të FSHF-së… (VIDEO)

Delo.autor

MOURINHHO E PËLQEN SHUMË/ Portugezi është “mollë e ndaluar”

Isa.Autor

Leave a Comment