Futboll Seria A Sport

HUMBJA E JETËS SJELL KAOS/ Tek Boka Juniors fillon “çmontimi” i skuadrës 

Humbja në finalen e Kupës Libertadores do të sjellë një revolucion të mirëfilltë te Boka Juniors, e cila është gati që të fillojë një cikël të ri nga e para, pa shumë veteranë dhe emra të mëdhenj, por me futbollistë të cilët duhet të tregojnë urinë për të fituar që tregoi River Plejt i cili i përmbysi në finale.

Mediat argjentinas e bëjnë të ditur se klubi dështoi në objektivin e vetëm real që kishte për këtë sezon ndaj presidenti Anxheliçi i ka hapur rrugë revolucionit të plotë në përbërjen e skuadrës. Gjithçka fillon nga trajneri Guijermo Skeloto, i cili nuk ka më mbështetjen e bordit drejtues dhe në mbyllje të vitit pritet t’i japë lamtumirën klubit. Në vend të tij pëlqehet një “flamur” i Boka Juniors, ish-sulmuesi Martin Palermo.

“La Nacion” tregon edhe listën e atyre që do të largohen mes futbollistëve të ekipit. I pari është kolumbiani Edvin Kardona, i cili do të kthehet te Monterrei. Kristian Pavon, Vilmar Barrios dhe Nahitan Nandez gjithashtu do të largohen, por drejt Europës pasi për ta ka oferta të rëndësishme. Dario Benedeto gjithashtu pritet të largohet, por jo në Europë. Atë e kërkojnë me ngulm shumë klube në MLS.

Diskutim në vete është për Karlos Tevez, i cili dështoi përsëri në objektivin e tij për të fituar për herë të dytë Kupën Libertadores, pas asaj në vitin 2003. Sulmuesi argjentinas nuk përjashtohet ta mbyllë me futbollin e luajtur pas kësaj eksperience jo edhe aq të suksesshme pas kthimit në “shtëpi”.

Related posts

CUTRONE “FËRKON DUART”/ “Golden Boy” zbulon pesë finalistët, kërkohet pasardhësi i Mbappe

Isa.Autor

E QESHUR DHE ME GJOKSIN JASHTË/ Modelja SHQIPTARE rikthehet protagoniste në Itali (FOTO)

Isa.Autor

“ALARM” PARA SFIDËS NDAJ LEICESTER/ Dy lojtarët e Liverpoolit lënë stërvitjen për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment