Futboll Premier League Sport

DORËZOHET POCHETINO/ Krenar për paraqitjen, s’mund të krahasohemi me Man City

Mauricio Pochettino vlerësoi Tottenhamin për paraqitjen e bërë kundër Manchester City, por ishte i irrituar për humbjen nga goli i Riyad Mahrez. Trajneri i “Spurs” refuzoi të fajësojë terrenin e keq për disfatën: “Rrethanat e fushës ishin të njëjta për të dyja palët. Mendoj se ishte një lojë shumë konkurruese.

Ne pësuam atë gol, që ishte kaq i lehtë për t’u evituar, por futbolli të ndëshkon edhe kështu. Jam shumë krenar, megjithatë. Kundërshtari ishte pak me fat, sepse kur bëri ndonjë gabim, ne nuk shënuam. Një herë gabuam ne dhe Manchester City shënoi. Jam i zhgënjyer në një mënyrë me rezultatin, por i lumtur me performancën e ekipit.

Është e vështirë t’i dominojmë me lojë “qytetarët”, sepse ata luajnë në një filozofi të ngjashme me ne, duke u përpjekur për të zotëruar topin. Nuk mund ta krahasojmë veten me Manchester City. Ata janë në një nivel tjetër, kanë fituar titullin e Premier League, ndërsa ne jemi të fokusuar në përpjekjen për të fituar lojëra”.

Related posts

“ÇFARË TURPI!” Mediat masakrojnë Gjermaninë, frikë edhe në Spanjë: Danke! (FOTO)

F.autor

Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Q.Autor

E detyroi të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta, Salah i kërkon ndjesë portierit kundërshtar

Q.Autor

Leave a Comment