Futboll Ligue 1 Sport

E GJITHË EUROPA NË GARË PËR TË/ Rabiot refuzon edhe ofertën e fundit të PSG-së

Mesfushorit francez, Adrien Rabio i është ofruar një kontratë e re te PSG-ja. Drejtori sportiv i PSG, Henrike Antero, ka paraqitur një ofertë prej gati 8 milionë euro në sezon, për të shmangur humbjen e Rabio me parametra zero.

Megjithatë, Rabio është i prirur drejt refuzimit të kësaj oferte, për shkak të faktit se ai do të donte të provonte një kampionat tjetër.

Në Itali, janë dy ekipe të interesuara për shërbimet e tij, Juventus dhe Milan. Milan, megjithatë, ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Rabio përmes drejtorit të tyre sportiv Leonardo, i cili ka punuar më parë për PSG-në.

Në Angli besohet se skuadra e Arsenalit, Liverpulit dhe Totenhamit kanë treguar interesimin e tyre, ndërsa Barcelona mund të bëjë një lëvizje të papritur… si gjithmonë!

Related posts

PAQUETA MREKULLON TIFOZËT/ Biçikleta e tij bën xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Fanella me “Championsin” e 13, tifozët e Liverpool thumbojnë Realin: Si dora e Gatusso-s në Stamboll

Sadik.Autor

A JU KISHTE MUNGUAR SHKËLZEN GASHI? Sulmuesi shënon dy gola në Zvicër dhe zëvendësohet menjëherë

Delo.autor

Leave a Comment