Basketball Sport

KLUBI I BASKETBOLLIT TË PRISHTINËS HUMB KEQ/ Bakken Bears deklason KB Prishtinën në kupë

Klubi i Basketbollit të Prishtinës është njoftuar me humbje në FIBA Europe Cup, ku është mposhtur në Danimarkë me rezultat 108-84

KB Prishtina ka humbur me rezultat të thellë kundër arushave të Danimarkës sonte, të cilët e mposhtën skuadrën nga kryeqyteti me rezultat të thellë 108-84.

Çereku i parë i takoi vendasve, ku mposhtën me rezultat 28-21 Prishtinën. Edhe në çerekun e dytë danezët ishin për tri pikë më të mirë se Prishtina, pasi që shënuan përfundoi me rezultat 28:25.

Perioda e parë përfundoi me rezultat 56:46. Në çerekun e tretë dhe të katërt prapë danezët ishin më të mirë pasi që fituan 28:21, respektivisht 24:17.

Të KB Prishtina më i miri ishte amerikani Demario Mayfield që shënoi 21 pikë, 8 kërcime dhe tri asistime.

Kyan Anderson ishte i dyti më 16 pikë, kurse lista e koshashënuesve më të mirë përfundon me Dardan Berishën më 15 pikë.

KB Prishtina gjendet në kuadër të grupit E të FIBA Europe Cup, më pesë pikë.

Grupit i prinë Bakken Bears më 6 pikë, e dyta është Prishtina më 5.

Related posts

KATAR 2022/ Gjermania mposht Rumaninë falë golit të Gnabry dhe mban kreun e Grupit J

Delo.autor

LIVE/ Champions: Klajvert shënon golin e parë me Romës, AEK dhe Lion barazojnë shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

“FUTBOLLI ËSHTË NË RREZIK”/ Klopp sulmon hapur UEFA-n dhe FIFA-n: Lojtarët kanë nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment