Futboll Premier League Sport

SHËNOI SUPERGOL NË FUNDJAVË/ Granit Xhaka tregon sekretin (VIDEO)

Granit Xhaka ka zbuluar se ishte trajneri i tij, Unai Emeri, i cili frymëzoi goditjen e tij të mahnitshme kundër Kristal Palas, ku realizoi një supergol.

26-vjeçari, i cili foli për “Football London”, u shpreh: “Unë zgjodha të marr përsipër atë goditje dënimi, pasi trajneri ma kërkoi. Më pyeti se pse unë nuk i kam marrë përsipër goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit në pjesën e parë.

“Unë mendoj se ishte goditja e parë e lirë në pjesën e dytë, kështu që unë e mora përsipër. Isha i lumtur që munda të shënoj, por nuk mund të jemi kaq të lumtur pas ndeshjes. Meritonim fitoren”,- përfundoi Xhaka.

Ndërsa trajneri Emeri, tha për Xhakën: “Në pushimin mes pjesëve, kemi folur për këtë situatë. Ai ka cilësi të mira nga goditjet e dënimit dhe gjithashtu një vizion të qartë për çdo gjë që bën”.

Related posts

YLLI MURIEL REFUZON OFERTËN/ “Kuqezinjtë” kthejnë sytë nga sulmuesi i Southamptonit…

Delo.autor

Gennaro Gattuso: Pa VAR-in, ndoshta s’do të kishim fituar

Q.Autor

EDY REJA NIS ME NDRYSHIME NË KOMBËTARE/ Ja emri i parë i listës së qershorit

Delo.autor

Leave a Comment