Futboll Sport

GJOBITJA/ Festimi i asistentit të Sarrit i kushton sa “qimet e kokës”

Festimi i një goli është një nga ndjesitë më të bukura, por jo për Marco Ianni, të cilit, një gol i ka kushtuar plot 6000 funte.

Ianni, i cili është asistent- trajneri i Chelseat, Marco Ianni, është gjobitur me 6.000 funte (6.720 euro) për festimin para Jose Mourinhos gjatë barazimit 2-2 që “blutë” morën ndaj Manchester Unitedit.

Pas golit të Ross Barkleyt në minutat shtesë ne “Stamford Bridge”, Ianni bëri një festë të çmendur para trajnerit të “Djajve të Kuq”, një episod që është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit, që ka marrë edhe vendimin “ekstrem”.

Vendimi i FA është vendosur për shkak të “sjelljes së pahijshme” të Marco Ianni në minutën e 96-të të ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ “Bardhezinjtë” një hap larg finales, Conte kërkon përmbysjen e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Katër lojtarë, dhjetë ditë dhe 225 mln euro! Zbulohet plani për operacionin “Pogba”

Sadik.Autor

PSG fiton bindshëm ndaj Lille, shkëlqen Neymar

Q.Autor

Leave a Comment