Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barça e turpëroi në “El Clasico”, befason Valverde kur pyetet për krizën e Realit

Trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde ka folur për krizën që ka pushtuar Real Madridin.

Në një prononcim për mediat iberike, tekniku i Barçës thotë se Reali nuk duhet të nënvlerësohet këtë sezon.

“Madrid në vit tranzicioni? Nuk besoj se kjo gjë ekziston. Ata janë si ne, jam i sigurt që do të reagojnë. Është akoma herët,” shprehet Valverde.

“Nuk e di nëse Real është më i rrezikshëm apo jo pas mbërritjes së Solari-t në stol. E kam thënë më përpara se Real është gjithmonë i rrezikshëm dhe një nga rivalët për titull.

“Ata janë akoma në të gjithë kompeticionet dhe do të mundohen të fitojnë kampionatin, ashtu siç do të bëjnë edhe të tjerët.

Deklarata e klubit pas shkarkimit? “Nuk kam asgjë për të thënë mbi këtë çështje, por nuk më pëlqen kur trajnerët shkarkohen.

“Ne jemi pjesë e botës së futbollit dhe e dimë si shkojnë gjërat. Ka ulje-ngritje. Kur fiton është mirë, kur humb do të ketë trazira”, përfundoi ai.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Milan largon një mbrojtës, kalon tek rivalët e Serie A

Delo.autor

“KEMI SHUMË OFERTA”/ Vjen mesazhi për Barcelona-n: Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë

Delo.autor

KËRKOHET NGA MANCHESTER UNITED DHE TOTTENHAM/ Muriqi zgjedh ekipin tjetër anglez për të vazhduar karrierën

Delo.autor

Leave a Comment