Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Për herë të parë flet Solari: Ju tregoj gjendjen e lojtarëve të Realit

Trajneri i ri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari tha se lojtarët e tij janë të lënduar, por synojnë ta ndryshojnë gjendjen në klub sa më shpejt të jetë e mundur.

Një ditë pas “El Clasicos”, bordi drejtues i Real Madridit vendosi ta shkarkonte Julen Lopeteguin pasi skuadra e drejtuar nga ai u turpërua 5-1 ndaj Barcelonës.

Ata janë pak të lënduar. Por, janë duke kërkuar mënyra për ta përmirësuar situatën. Ky është një grup i kampionëve, një grup i personave që punojnë shumë dhe që kanë fituar shumë tituj në këtë klub”, ka thënë Solari pas seancës së parë stërvitore me ekipin e Real Madridit.

“Kjo nuk është një situatë e lehtë po unë e pashë se ata dëshirojnë ta ndryshojnë këtë situatë. Ky është një moment shumë delikat, por është pikërisht në këto situata kur karakteri i vërtetë i tyre del në pah”, përfundoi ai.

Related posts

BETIS-BARCELONA/ 2 gola në 3 minuta, De Jong rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

Q.Autor

LeBron James: Për të ardhmen time do të vendosë familja

Sadik.Autor

Leave a Comment