Futboll

Sfidë totale mes Inter dhe Atletico, talenti argjentinas i thotë “po” zikaltërve pasi nënshkruan me madrilenët

Është një sfidë totale. Inter beson se e ka siguruar “po”-në e Lautaro Martinez, qendërsulmues i Racing Avellanda, për të cilin po flitet prej muajsh: shënon shumë, është i fuqishëm dhe cilësor dhe trajneri i Argjentinës, Sampaoli, po mendon ta grumbullojë në Kupën e Botës. Zikaltrit kanë ndërhyrë për t’ia vjedhur Atletico Madridi-t, që është vënë në ndjekje të lojtarit që nga vjeshta e kaluar.

Drejtori sportiv i Inter, Ausilio, ka shkuar në Argjentinë për të mbyllur marrëveshjen me Racing për 15 milionë euro, plus bonuse, ndërsa Javier Zanetti ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe menaxherët e tij, të cilët kanë shkuar në Milano gjatë këtyre ditëve.

Por Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë. Simeone, në fakt, ishte në pritje të sulmues 20-vjeçar, i cili ka zhvilluar vizitat mjekësore me “Colchonero”-s dhe ka nënshkruar një para kontratë me ata. Kur dukej se operacioni ishte i mbyllur, Racing është tërhequr sepse nuk ka qenë i kënaqur me ofertën e bërë nga madrilenët dhe më garancitë e pakta që ka marrë për shumë përfundimtare.

Inter ka përfituar nga kjo situatë, por madrilenët nuk kanë ndërmend të dorëzohen, edhe për shkak të marrëveshjes së arritur në muajt e kaluar. Ndeshja për Laurato-n ka arritur në një pikë kulminante…

Related posts

TENCIONOHET DERBI/ Tifozët e TIRANËS provokojnë KEQ PARTIZANIN: MORRA, motrat tuaja do…

Isa.Autor

NGA KOMBËTARJA NË BURG/ Historia e trishtë e ish-portierit meksikan Omar Ortiz Uribe

Delo.autor

I JEP FUND POELMIKAVE/ I skadon kontrata në fundin e sezonit me Juventusin, Dybala vendos për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment