Futboll Sport

FLITEJ PËR LARGIMIN NGA BESIKTAS/ Karius hedh poshtë të gjitha aludimet

Loris Karius ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditëve të fundit, të cilët raportuan se Besiktas ka kërkuar që t’i japë fund kontratës së huazimit, për shkak të performancës jo të mirë të tij. Mirëpo një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe ka qenë vetë lojtari, i cili në një postim në rrjetin social Facebook ka mohuar një të tillë.

“Kafe si fillim, dhe më pas budallaqet e mediave”, shkruan portieri në postimin e tij në Instastory.

Edhe klubi anglez ka hedhur ka hedhur poshtë pretendimet e mediave, sipas së cilëve Besiktas nuk i ka dhënë Liverpool asnjë shenjë që janë të pakënaqur me performancën e tij, duke theksuar se në kontratën mes palëve nuk ekziston një klauzolë e cila lejon prishjen e marrëveshjes më herët nga sa është parashikuar. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe agjenti i gjermanit, që lajme të tilla i ka konsideruar si “absurde”.

“Krejtësisht absurde. Ky lajm është absolutisht i pavërtetë. Loris është huazuar te Besiktas për 2 vjet, , kjo është situata. Asnjë qëllim për t’i dhënë fund këtij huazimi”, përfundoi Florian Goll, agjenti i 25-vjeçarit.

Related posts

Ibrahimovic e ekzagjeron: “Pogba mund të arrijë mbi yje!”

Isa.Autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Bayern është mbreti i Europës, mposht Sevillan me golin e të larguarit

Delo.autor

PENGOI TRANSFERIMIN/ Gruaja e futbollistit argjentinas sulmon “Djajtë” e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment