Futboll Sport

FLET WENGER PËR TË ARDHMEN/ Rikthimi në Angli do ishte i çuditshëm

Janari i vitit 2019 pritet të shënojë rikthimin e Arsene Wenger në futboll.  Pas 22 vitesh nën drejtimin e Arsenal, 69-vjeçari është gati të nisë një sfidë të re, por duket se do të jetë jashtë Anglisë.

Në një intervistë për “Sky Sports News”, Wenger e ka cilësuar të “çuditshme” drejtimin e një ekipi në Premier League, kjo për shkak të kohës së gjatë që ka qëndruar te “Topçinjtë”.

“Sigurisht do të filloj në fillim të vitit 2019. Për momentin jam duke pushuar dhe duke shikuar shumë ndeshje futbolli. Jam këtu në Wembley, ku kam luajtur shumë ndeshje dhe kam kujtime të mira dhe normalisht që të mungon kjo gjë. Kam thënë shumë herë që opsioni më i mirë do të ishte të mos kthehesha në Angli sepse kam kaluar shumë kohë atje në të njëjtin klub dhe do të ishte shumë e çuditshme për mua të punoj në një klub tjetër.

Ai ka qenë një ndër emrat kryesorë që përflitej si favoritë për të ardhur në krye të stolit të Real Madrid, por Wenger ka preferuar që të mos flasë për të ardhmen, duke theksuar se as ai nuk e di se drejtimin e cilës skuadër do të marrë.

“Për momentin nuk mund të ju tregoj për të ardhmen time sepse nuk e di as unë. Nuk e di se ku do të jem. Unë do të jem diku, por nuk e di se ku”,përfundoi 69-vjeçari.

Related posts

“NJË NGA VITET MË TË…”/ Manchester United bën bilancin, humbjet mbi 100 milionë të shpallura në 2020-21

Delo.autor

Spekulimet për kalimin tek United, reagon për herë të parë Kluivert

Q.Autor

KUNDËRSULM RRUFE/ Pas 12 minutash lojë. Depay lumturon Lyon dhe zhbllokon ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment