Futboll Sport

FLET WENGER PËR TË ARDHMEN/ Rikthimi në Angli do ishte i çuditshëm

Janari i vitit 2019 pritet të shënojë rikthimin e Arsene Wenger në futboll.  Pas 22 vitesh nën drejtimin e Arsenal, 69-vjeçari është gati të nisë një sfidë të re, por duket se do të jetë jashtë Anglisë.

Në një intervistë për “Sky Sports News”, Wenger e ka cilësuar të “çuditshme” drejtimin e një ekipi në Premier League, kjo për shkak të kohës së gjatë që ka qëndruar te “Topçinjtë”.

“Sigurisht do të filloj në fillim të vitit 2019. Për momentin jam duke pushuar dhe duke shikuar shumë ndeshje futbolli. Jam këtu në Wembley, ku kam luajtur shumë ndeshje dhe kam kujtime të mira dhe normalisht që të mungon kjo gjë. Kam thënë shumë herë që opsioni më i mirë do të ishte të mos kthehesha në Angli sepse kam kaluar shumë kohë atje në të njëjtin klub dhe do të ishte shumë e çuditshme për mua të punoj në një klub tjetër.

Ai ka qenë një ndër emrat kryesorë që përflitej si favoritë për të ardhur në krye të stolit të Real Madrid, por Wenger ka preferuar që të mos flasë për të ardhmen, duke theksuar se as ai nuk e di se drejtimin e cilës skuadër do të marrë.

“Për momentin nuk mund të ju tregoj për të ardhmen time sepse nuk e di as unë. Nuk e di se ku do të jem. Unë do të jem diku, por nuk e di se ku”,përfundoi 69-vjeçari.

Related posts

Cristiano Ronaldo, 10 ndeshje – 20 gola

Sadik.Autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “ANFIELD”/ Salah realizon golin e dytë për Liverpool, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Mbrojtësi i Marseille: Neymar mori atë që kërkoi

Q.Autor

Leave a Comment