Futboll Sport

ANTONIO CONTE ZHGËNJEN TIFOZËT E REAL/ Refuzoi ofertën e Real dhe jo për çështje parash

Antonio Conte ishte një ndër emrat kryesorë që përflitej se do të merrte stolin e Real Madrid, pasi largimi i Julen Lopetegui ishte thjesht çështje ditësh.

Humbja e thellë 5-1 në “El Clasico” shënoi edhe fundin e epokës së spanjollit në “Santiago Bernabeu”, dhe kur pritej zyrtarizimi i italianit, drejtuesit e “Los Blancos” njoftuan se i përzgjedhuri ishte Santiago Solari.

Siç raporton Sky Sports News, ka qenë Antonio Conte ai që ka vendosur që të mos marrë përsipër drejtimin e Real Madrid, pasi mendon se ky ekip nuk është i përshtatshëm për të. Një ofertë e tillë në mes të sezonit, nuk i është dukur aspak intriguese, edhe pse vinte nga gjigantët e La Ligës. 49-vjeçari u largua nga Chelsea në korrik të këtij viti dhe ka vendosur që të marrë pushim deri në verën e ardhshme.

Santiago Solari ka marrë drejtimin e përkohshëm të kampionëve në fuqi të Champions League. Sipas rregullave të Ligës Spanjolle, 42- vjeçari do të drejtojë ekipin për një periudhë dy javore, kohë në të cilën Real Madrid do të gjejë pasuesin e përhershëm të Lopetegui.

Related posts

E PABESUESHME/ Luftë e ashpër, ja kush shpallet “Futbollisti më i mirë i vitit”

Isa.Autor

Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Isa.Autor

INZAGHI MERR LAJMIN E KEQ/ Goditje e rëndë për Inter-in, ylli humb Napoli-n dhe Champions-in. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment