MMA Sport

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Mbrojtja e titullit të peshave të lehta të UFC, kundër Conor McGregor e ka dërguar kampionin rus, Khabib Nurmagomedov në një tjetër planet. Në këtë konkluzion ka dal menaxheri i yllit nga Dagestani, Ali Abdelaziz, i cili për “TMZ” ka folur rreth planeve të ardhshme të Nurmagomedov,  përfshirë këtu një tjetër ndeshje me McGregor.

Megjithatë, Abdelaziz tha se kampioni i peshave të lehta ka arritur nivelin e superstarit global dhe nuk është “në të njëjtin planet” në krahasim me irlandezin.

“Shiko: ju keni një takim me presidentin rus Putin, presidentin turk Erdogan, ndërsa djali tjetër është duke shitur pije në dyqan. Nuk është as në të njëjtin planet me Nurmagomedov.

“Nëse kjo betejë ndodh përsëri, unë dua të shoh fytyrën e tij të thyer. Unë me të vërtetë dua të shoh Conor duke pirë gjakun e tij. Nëse dikush mund të vendosë një pagë të madhe në tavolinë dhe ne mund ta bëjmë atë … Ndoshta do të ketë një rematch, unë nuk e di”.-tha agjenti i Nurmagomedov.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Southampton mposht Kampionët e Anglisë dhe i bën nder Manchester United

Delo.autor

Klubi gati ta shesë ‘yllin’ kroat që shkëlqeu në Botëror, ja çmimi stratosferik!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Real Madrid-Neymar nuk është imagjinatë e Perez, ja prapaskenat

Isa.Autor

Leave a Comment