Futboll Shqipëri Sport

TIRANA DHE PROJEKTET E SË ARDHMES/ Shkëmbi: Teuta ka mundësi për më shumë

Teuta është rikthyer si në ditët e saj më të mira. Durrsakët e Blendi Shkëmbit po shfaqen si një skuadër që luan futboll mjaft mirë dhe po fitojnë edhe në transfertë. Në prag të sfidës me Tiranën, është trajneri korçar i skuadrës durrsake që nuk e fsheh optimizmin, por nga ana tjetër edhe dëshirën që skuadra e tij të marrë 3 pikët në sfidën e radhës me bardheblutë. Në një pronononcim që ka dhënë për “Supersport”, Blendi Shkëmbi ka pohuar:

“Në këto 3 ndeshje kemi bërë shumë mirë, pasi kemi marrë 7 pikë dhe kemi luajtur mjaft mirë, Duhet t’u japim vazhdimësi rezultateve, pasi kjo është mjaft e rëndësishme për një skuadër. Kam vënë re që djemtë janë entuziastë dhe kanë dëshirë për të vijuar të bëjnë mirë”.

Tirana

“Pavarësisht problemeve në aspektin e rezultatit, Tirana lojërat i ka bërë të mira dhe është një ekip shumë i fortë. E njoh mjaft mirë Tiranën, ashtu si të gjithë klubet e Superiores, por ne do të vijojmë me dëshirën dhe mënyrën tonë për të kërkuar fitoren”, – tha më tej trajneri i Teutës, Shkëmbi.

Rivaliteti

“Ndoshta kur i sheh nga jashtë, është e vërtetë që duket se janë të gjitha në të njëjtin nivel. Ne kemi vendosur që t’i marrim me radhë dhe të shikojmë hap pas hapi, se deri ku mund të shkojmë”, – tha trajneri i Teutës.

Rinovimi

“Dëshira është e madhe për të vijuar sa më gjatë, pasi kemi gjetur kushte optimale në klub, për të punuar mirë. Do të bëjmë maksimumin, për të pasur rezultate sa më të mira dhe më pas të shpresojmë që të mbetem gjatë këtu”, – tha në fund të prononcimit të tij, trajneri i skuadrës së Teutës, Blendi Shkëmbi.

Related posts

AKUZAT PËR ÇËSHTJEN E TAMPONËVE/ Juventus fiton në tavolinë ndeshjen e barazuar ndaj Lazio-s, ja shkaku…

Delo.autor

Swansea-Liverpool, ja çfarë thonë shifrat

Q.Autor

“NUK KA KOHË…”/ Bakayoko mesazh Milanit nga rrjetet sociale, Leao përfundon tmerrin e karantinës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment