Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA PO GABON SI PARTIZANI”/ Starova: Nuk më kanë bërë përshtypje blerjet e bardhebluve

Sulejman Starova mendon se Tiranën e ka pushtuar euforia dhe po bën të njëjtat gabime si Partizani i vjetshëm. Për trajnerin që ka shpallur kampion bardheblutë dhe të kuqtë, kualifikimi njëherësh i katër skuadrave shqiptare në turin e parë është një gjë e veçantë, por ai nuk ngurron të kritikojë mënyrën se si Tirana ka operuar në merkato. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, Starova ka thënë ndër të tjera se Laçi është më i favorizuar se ekipet e tjera për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Europës.
Starova, ju ka befasuar ecuria e skuadrave shqiptare në Europë apo nuk përbën surprizë për ju ky moment?
Normalisht është një gjë shumë e mirë. Kualifikime ka vite që bëjmë, por nuk i kemi bërë me katër ekipe përnjëherë në turin e parë. Është situatë e veçantë se u kualifikuan të katërta njëherësh dhe kjo i bën mirë edhe futbollit tonë. Praktikisht, skuadrat tona herë pas here janë kualifikuar, madje edhe unë si trajner kam 2-3 raste. Thuajse të gjithë trajnerët shqiptarë kanë nga këto arritje. Kjo tregon se futbolli te ne ka specialistë të zotë, lojtarët bëjnë maksimumin, por pengesa është leku.

crvena
Çfarë doni të thoni me këtë?

Shiko Crvena Zvezdën. Për mua është një nga ekipet më të dobëta që kam parë të vijë në Shqipëri. Tirana krijoi 2-3 raste dhe u bë sikur dukej shumë mirë. U bë sepse ishte dobët Zvezda. Ky është treguesi i përfaqësimit të futbollit tonë në Europë, pasi me buxhet jemi të fundit. Por kjo arritje bën mirë dhe tregon se në Shqipëri ka futboll dhe bëhet maksimumi. Duke parë edhe krahasimet që vijnë nga trajnerët e huaj, nuk shikohet asnjë lloj diference. Për mua pengesa e vetme në futbollin tonë është mungesa e parave, jo e specialistëve. Këto arritje janë maksimumi ynë me kushtet që kemi.

 

 

 

 

 

 

 

Në edicionin e kaluar ekipet patën shqiptare oshilacione në Europë, ndërsa tani, që në mes është edhe pandemia, minimalisht u kalua një tur. Çfarë ka ndryshuar sipas jush?
Oshilacione nuk jam dakord. Po të shikosh Laçin ku isha unë vjet ndaj Hapoel Ber Shevës, që kishte një buxhet gati 20 milionë euro, presidentja ishte motra e kryetarit të Bashkisë së Tel Avivit dhe kishte futbollistë me peshë. Por kur erdhi puna dolëm 1-1, ku mund të shkonim edhe 2-0 në favorin tonë, pasi kishim mundësitë të shënonim ne të parët. Ndaj nuk e quaj oshilacion në lojë.

I referohem faktit që u eliminuan të katërta skuadrat që në turin e parë…
OK, vërtet vjet quhej oshilacion se u eliminuam në turet e para, por pyetja lind se kush i hoqi. Pastaj edhe sistemi aktual me një ndeshje teke është faktor në vete, plus që nuk ka prani spektatorësh. Po të ishte më dy takime, do ta kishin më problem skuadrat. Nganjëherë duhet edhe fati.
Tirana Crvena

Tirana shkoi direkt në “play off”, pasi i buzëqeshi shorti. A mund të kapë grupet dhe të bëjë historinë?
Unë mendoj se Tiranën e ka kapur euforia dhe kaluan lehtë. Rezultati i ngushtë me Zvezdën e ka shtuar euforinë dhe sinjali që u mund në finale të Superkupës nga Teuta nuk ishte i mirë. Është një sinjal që Tirana nuk lëvizi.

Në ç’kuptim nuk lëvizi?
Për shembull, Teutës i iku Kallaku, por ka marrë Blerim Krasniqin, përveç Hebajt që po ecën shumë mirë. Situata që doli kampione Tirana, për mua është e njëjta situatë si me Partizanin. Them kështu, pasi nuk shikoj asnjë blerje serioze nga Tirana. Ka ikur një pjesë e mirë e fuqisë së vetë me Ngonë. Skuadra nuk e zgjidh dot problemin e lojës në ajër, kur nuk çahet kundërshtari, kur mbrohet me shumë vetë. I ka humbur kjo lloj mundësie, pra kur vijnë krosimet në zonë dhe aty duhet një qendërsulmues siç ishte Ngo. Futja e Muçit në formacion direkt do t’i bëjë keq edhe vetë lojtarit, sepse po detyrohet të bëjë rolin e sulmuesit të parë. Pra, Tirana nuk po e shfrytëzon atë daljen e vendit të parë që ka shumë vlerë në krahasim me skuadrat e tjera për punë financash. Unë mendoj se Tirana duhet të bëhej shumë herë më e fortë. Nuk më kanë bërë asnjë lloj përshtypjeje lojtarët që kanë afruar së fundmi, qoftë edhe ata maqedonasit.
MAJKELL NGO

Ju mendoni se klubi duhet ta mbante me çdo kusht Ngonë?
Unë nuk hyj te pjesa duhet ta mbanin apo jo, pasi mbase nuk kanë dashur ta mbajnë. E kam te fakti se nuk kanë investuar për të bërë një skuadër më të fuqishme. Me sa shikoj, me kontingjentin që kanë, të gjitha skuadrat janë të barabarta. Vetëm Partizanin duhet parë çfarë do të bëjë, se ka halle të tjera. Merkatoja është e bllokuar, por se kur do të lëvizë nuk e di, vetëm nëse kanë bërë marrëveshje dhe presin zhbllokimin.

Vetëm 90 minuta janë dhe bardheblutë mund të shkojnë aty ku ishte Skënderbeu. A besoni se mund të ndodhë?
Unë e kam provuar vetë “play off”-in me Kukësin. Kemi kaluar edhe pak me fat. Me Flora Talin ishim duke humbur, ata shpërdoruan disa mundësi, derisa ne barazuam me Prognin dhe shkuam më tej. Ata kishin si buxhet edhe 1 milion euro me tepër se ne. Në tur të dytë luajtëm me Sarajevën, e më pas me Metalurgun e Ukrainës që ishte ku e ku me buxhet me ne. Në turin e katërt na doli përpara “mali” Trabzonspor. Kam frikë se Tiranës e njëjta gjë do t’i ndodhë. Do t’i vijë “mali” dhe me këtë skuadër që kanë, nuk besoj se kalon.
Egbo Tirana

Egbo ka marrë besimin e drejtuesve për të vazhduar punën, ndonëse ju keni thënë para pak kohësh që Tirana kërkon trajner…
Mirë kanë bërë. Nuk merrem unë me Egbonë. Respektojmë vendimin e klubit, pasi ata shohin që është një trajner i perspektivës. Për mendimin, klubi tani duhet të investojë për të ardhmen. Koha është e shkurtër, pasi fillon edhe kampionati. Po shoh një Tiranë që nuk e ka gjendjen e asaj Tirane që mbylli sezonin. Mua më tepër më pëlqen Laçi tani sesa Tirana, e cila nuk është e kampionatit, por një tjetër. Të gjithë thonë që kanë bërë “namin” me Crvena Zvezdën, por nuk është e vërtetë. Namin e morën prej serbëve, pasi skuadër më të dobët nuk kisha parë të vinte në Shqipëri. U binda kur pashë ndeshjen e Superkupës me Teutën dhe thashë: “Te Tirana diçka nuk shkon”.

Cili nga 4 ekipet mund ta bëjë hapin e madh?
Ka një avantazh Laçi, pasi është ndryshe të marrësh avionin e të luash jashtë fushe, pavarësisht mungesës së tifozëve. Edhe pse kundërshtari është më i mirë dhe i investuar, diferencat zhduken me një ndeshje. Ndaj, mendoj se kurbinasit kanë shpresë për të shkuar më tej. Do ta quaja surprizë gjithsesi.

Related posts

NBA/ “Dream Team” mbetet pa yje, trajneri Popovich krijon një kombëtare me talente

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Ylli botëror “bëhet i gjallë”, RONALDO i qetëson të gjithë (FOTO)

Isa.Autor

INTER ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Sulmi për Champions i Contes, me Lukakun, Cavanin e… Lautaron

Delo.autor

Leave a Comment