Futboll Premier League Sport

SHAQIRIT NUK I NDAHEN SERBET/ Gjilanasin e shajnë në shqip nga nëna (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ishte në fushë në ndeshjen e Champions League-s mes Liverpulit të tij dhe Cervena Zvezdës. Normalisht, ai është një futbollist profesionist dhe nuk merret me tifozët, por këta të fundit e kanë ofenduar jo pak në takimin ndaj skuadrës serbe.

Në një video të postuar nga mediat zvicerane, një tifoz serb e ofendon Shaqirin nga nëna në gjuhën shqipe, për disa sekonda me radhës, kur gjilanasi është në një sektor të fushës pranë tifozëve serb. Asnjë reagim nga 27-vjeçari i cili ka vijuar lojën.

Një veprim i përsëritur në drejtim të Shaqirit, të cilin të njëjtin ofendim e mori dhe në Kupën e Botës. Është përfolur shumë nëse duhet të udhëtojë Shaqiri në Beograd për ndeshjen e kthimit mes Liverpulit dhe Cervena Zvezdës, mendje drejtuesit të klubit serb e kanë këshilluar që të mos e marrë përsipër të rrezikojë, edhe pse vetë lojtari e ka pranuar se është gati të luaj dhe në atë ndeshje, pasi për të është vetëm një ndeshje futbolli.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Mbappe, Benzema ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK LIVERPOOLI/ Klubi anglez nxjerr nëntë LOJTAR në shitje…

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Uells. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment