Futboll La Liga Sport

SOLARI E NIS ME PROBLEME/ Marselo i dëmtuar mund të mungojë të paktën dy javë

Santiago Solari humbet edhe Marcelo-n. Anësori brazilian pësoi një dëmtim në “El Clasico-n” kundër Barcelonës në këmbën e djathtë dhe me sa duket do të mungojë të paktën për dy javë te Real Madridi. Por shkalla e dëmtimit do të përcaktohet nga mjekët e ekipit.

Duhet thënë se mbrojtësi të njëjtin dëmtim e pësoi edhe në shkurtin e kaluar dhe nëse rikuperimi do t’i marrë të njëjtën hapësirë kohore, atëherë lojtari do të mungojë në takimet ndaj Melilla-s (Kupa e Mbretit), Valladolid dhe Celta (Liga) e Viktoria Plzen (Champions League), por mund të jetë në dyshim edhe për takimin ndaj Roma-s më 27 nëntor. Sipas shtypit spanjoll duhet parë se si do të shkojë faza e rikuperimit e tij, pasi gjendja duket serioze.

Një moment aspak i mirë për trajnerin e ri Solari i cili zëvendësoi Lopetegui-n e ka detyrën e vështirë që të rikthejë buzëqeshjen te “galaktikët”. Por aktualisht në infermieri janë futbollistët Dani Carvajal, Mariano Diaz, Raphael Varane dhe Marcelo.

Related posts

Djali i Tottit çmend spanjollët: Futbolli rrjedh në venat e tij

Q.Autor

“EURO 2020″/ Zhbllokohet sfida. Sulmuesi Pohjanpalo NDËSHKON me kokë Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Spanjollët e bëjnë fakt të kryer: Zidan dhe Pogba do të luajnë për…

Isa.Autor

Leave a Comment