Futboll Sport

MILAN MENDON TË PËRMIRËSOJË MBROJTJEN/ Kërkon Rodrigo Caion-n nga San Paolo

Pas një jete të kaluar te skuadra e San Paolo-s, Rodrigo Caio ka përpara një zgjedhje mjaft të vështirë sa i përket të ardhmes së tij. Ai do të duhet të vendosë që të vazhdojë karrierën në klubin e vendlindjes, apo t’i hipë avionit dhe të fillojë një sfidë të re me skuadrën e Milanit.

Drejtuesit e “Djallit” kanë nisur kontaktet me të, pasi janë informuar se Caldara do të duhet që të qëndrojë gjatë jashtë fushe. Kostoja e tij shkon në 15 milionë euro dhe Leonardo po përdor që të gjitha njohjet e tij që të mund të realizojë transferimin.

Nga këndvështrimi burokratik, nuk ka pengesa të mëdha, sepse Rodrigo Caio Coquette Russo ka një pasaportë italiane, që iu dorëzua më 25 gushtin e vitit 2015 në konsullatën italiane të San Paolo-s. Që 12 vjeç ai është pjesë e San Paolo-s. Ky lojtar nuk luan vetëm në qendër të mbrojtjes, sepse falë teknikës së mirë që zotëron, mund të luajë edhe në mesfushë.

Kjo nuk është hera e parë që braziliani vendoset në një pozicion ku duhet që të zgjedhë mes vendlindjes së tij dhe Evropës. Në vitin 2015, ai u shit te Valencia për shumën e 12.5 milionë eurove, por marrëveshja u prish sepse gjatë vizitave mjekësore rezultoi se kishte një problem në gju.

Në janar të 2018, nuk u konkretizua një akord me rusët e Zenitit, ndërsa verën e shkuar ishte vetëm një hap larg Lazio-s, që tek ai shikonte zëvendësuesin ideal te De Vrij.

Related posts

NGA PELE TEK KAKA/ Ja futbollistët që triumfuan me një pseudonim

Delo.autor

Neymar arrin Romario, vetëm Ronaldo dhe Pele kanë bërë më mirë se ai

Sadik.Autor

Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment