Futboll Sport

DERBIN E TAULANTËVE E FITON XHAKA/ Grezda sërish jashtë, dështim deri tani në Skoci

Taulant Xhaka ka fituar “derbin” me Taulant Seferin në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Zvicrës, ku Basel mundi Winterthur. Skuadra ku luan Taulant Seferi, u përball me Bazelin e Xhakës, ekipi i këtij të fundit doli fituese në fund falë golit të Widemer, të shënuar në minutën e 53`.

Taulant Xhaka luajti si titullar në këtë takim, por nuk u aktivizua në pozicionin e tij natyral, atë të mesfushorit. Për shkak të mungesave në ekip, Xhaka u pozicionua në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krahun tjetër Taulant Seferi ishte në majën e sulmit të Winterthur. Por skuadra e talentit të kombëtares U-21, nuk arriti të gjente dot golin në këtë takim.

 

Eros Grezda me Rangers nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet e radhës të kampionatit. Lëvizja e sulmuesit drejt Skocisë deri më tani po duket një dështim total, pasi ende nuk po kap formën për të qenë gati për të ndihmuar skuadrën. Sulmuesi i krahut e ka ndjekur nga stoli Rangersin në barazimin kundër Kilmarnock, me rezultatin 1-1.

Egli Kaja është aktivizuar në sfidën që Livingstone luajti kundër Johnstone, me këta të fundit që fituan minimalisht me rezultatin 0-1. Mesfushori i krahut, i kombëtares shqiptare, luajti si zëvendësues në këtë takim, duke u aktivizuar në minutën e 71`. Egli Kaja sakaq rikthehet pas një dëmtimi, ndaj dhe ai ende nuk është në formën e tij më të mirë, por pavarësisht saj sot gjeti pak hapsirë.

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ “Finale e parakohshme”, magjia e futbollit pritet të zbresë në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rikthimi “pa ndjenja” i Icardit në Camp Nou dhe përballja me Messin që e largoi nga…

Isa.Autor

“NUK SHOH RRITJE…”/ Ish-portieri i Lazios godet Strakoshën, vë në lojë nivelin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment