Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Një tjetër DËMTIM I RËNDË, lojtari ARGJENTINAS do mungoi GJATË

Milan, gëzim dhe dhimbje. Pas fitores kundër Genoas dhe parakalimit të Lazios duke marrë vendin e katërt, Gattusos i duhet që të bëjë llogaritë me një tjetër të dëmtuar. Biglia u dëmtua gjatë sfidës dhe tregon se ka një problem muskulor në pulpën e këmbës së djathtë, teksa vetë trajneri i kuqezinjve ka pranuar se do t’i duhet një kohë e gjatë lojtarit që të rikthehet. Të paktën një muaj mungesë, gjithnjë pa zhvilluar analizat e duhura. Por, pas diagnostikimit, do të përcaktohet koha e saktë që nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit.

Një tjetër hallkë për Milanin, i cili sapo kishte nisur që të bënte llogaritë pas dëmtimit të rëndë të Caldaras, i cili ka një dëmtim në tendinin e Akilit, nga ku rrezikon të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit. Mungesa e argjentinasit në mesfushë dhe mungesa e një zëvendësuesi ideal i kanë kushtuar Gattusos që të ndryshojë skemën, nga 4-4-2 në 3-5-2 duke vënë në lojë Bakayokon.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Ylli i Bayern jep shenja largimi pas 13 vitesh, ja deklarata e tij…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Isco kalon në epërsi Realin, ja GOLI

F.autor

Rasti “Verrati”, Donnarumma duhet të tregojë qëndrimin e tij

Q.Autor

Leave a Comment