Futboll Seria A Sport

Ibrahimovic i thur elozhe talentit të Bayern: Ka një të ardhme të madhe përpara

La Galaxy i Zlatan Ibrahimovic ka fituar në ndeshjen fundjavës me rezultatin 3-0 ndaj Vancouver Whitecaps. Pas fërshëllimës së fundit, suedezi tha fjalë të mira për kundërshtarin e tij, blerjen e re Bayern Munich, Alphonso Davies.

“Vetë fakti që do të shkojë te Bayern, do të thotë se është një lojtar i mirë. Ai klub nuk blen të rinj jo të talentuar,” shprehet ish-sulmuesi i Manchester United. “Te një klub si Bayern do të mësojë shumë. Ata kanë parë diçka tek ai, prandaj e kanë marrë.”

Bayern ka siguruar shërbimet e talentit Davies që në verë për 14 mln euro. Gjithsesi kanadezi do të transferohet te rekordmenët gjermanë në fillim të vitit 2019.

“Shpresoj të jetë gati, kur të vijë te Bayern. Pasi, kur të mbërrijë, do të jetë i vetë, dhe konkurrenca shumë e madhe. Ai duhet të jetë i fortë mendërisht.” Gjatë sezonit aktual, Davies ka shënuar gjashtë gola në 30 ndeshje me Vancouver, duke përgatitur nëntë të tjerë.

Related posts

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, stërvitet nga nëntë orë në ditë për të qenë i gatshëm në Botëror

Sadik.Autor

Courtois ka veshur dorezat/ Gati për të qënë TITULLAR me REALIN kundër Gironës

Isa.Autor

PUSHIME PASIONANTE/ Theo Hernandez rikthehet në krahët e të dashurës me format bombastike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment