Futboll La Liga Sport

Akuza e gruas së yllit të madrilenëve: S’më lënë të punoj, sepse jam bashkëshortja e një…

Ajo quhet Beatriz Espejel, është 29 vjeç dhe është gruaja e Koke, mesfushor dhe simbol i Atletico Madrid. Ndryshe nga shumë bashkëshorte të tjera futbollistësh, ajo nuk është një modele (edhe pse nuk i mungon asgjë për të qenë), por një mësuese: titull që e ka fituar pasi ka marrë një diplomë në edukim fizik dhe anglisht.

Kohët e fundit, ajo ka folur për jetën e saj profesionale në profilin që ka hapur para pak kohësh në Instagram, ku i ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj.

Në një Instagram Stories të publikuar kohët e fundit, Beatriz ka shkruar se ka patur shumë vështirësi për të zhvilluar punën për të cilën ka studiuar shumë:

“Duket se disa shkolla nuk besojnë se unë kam aftësitë e duhura për të dhënë mësim, sepse jam gruaja e një futbollisti”, ka shpjeguar ajo. “Do të doja të trajtohesha si një mësuese normale dhe jo si gruaja e Koke”.

E konsideruar si një nga 10 “wags”-et më të mira të edicionit të kaluar të Champions League, bashkëshortja e lojtarit të Atletico Madrid ka zbuluar edhe projektin që do të realizojë në të ardhmen me burrin e saj: hapjen e një qendre sportive.

“Kur Koke të tërhiqet nga futbolli do të mund t’i dedikohem plotësisht këtij projekti, për momentin jeta jonë është pak e çmendur”.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Delo.autor

E BUJSHME/ NEYMAR pakt me PSG, ja klauzola për RIKTHIMIN te Barcelona

Isa.Autor

DY TITULLARË ULIN PAGAT/ Kompletohet Barcelona, katalanasit federojnë edhe yllin argjentinas. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment